Sara Gjordeni

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 thotë se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm nga Kosova

Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer lidhur me ish partnerin.

Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda këtij reality shou, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.

Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e tyre:

Olsi: O zemra, po si e ke mendu jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht?Si e mendon lidhjen me një artist.

Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.

Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës.

Sara: I Kosovës.

Olsi: Si ishte jeta.

Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim.