BBVA

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Duket që banori i ri i Big Brother VIP Albania, Shkëlqimi është interesuar menjëherë për gocat e shtëpisë.

Në një bisedë me Françeskën gjatë darkës të shtruar pas spektaklit, Franceska i tregoi për vajzat beqare në shtëpi, ndërsa Shkëlqimi e pyeti nëse dhe ajo ishte single.

“Ke disa vajza të reja që janë të lira në shtëpi, ke Rozën, ke Erjolën, ke dhe Eglën single, se unë jam e martuar. Do kishe konsideruar ndonjë nga vajzat e bukura që kemi në shtëpi, ndonjë njohje të bukur, nëse do të tërhiqte si gjë,” pyeti Françeska banorin e ri Shkëlqimin.

Shkëlqimi: Normalisht që po, u përgjigj Shkëlqimi.

Franceska: Po ta citoj dhe njëherë që unë jam e martuar.

Juli: Ou, ça janë këto muhabete?

Shkëlqimi: Po më thoshte që në shtëpi janë tre vajza single dhe unë e pyeta po ti.

Françeska: Elga është shumë vajzë interesante.