Banorët e lagjes së re në Prishtinë, duket që kanë një problem me punëkryrësit e ndërtesave.

Ata po ankohen me punëtorët që hedhin mbeturinat nga ndërtesat ku punojnë.

Thonë se rreth vendit ku zhvillohen punimet, nuk ka asgjë tjetër përveç mbeturinave.

Njëri nga banorët e kësaj lagje ka dërguar edhe një video ku shihet një punëtor duke gjuajtur mbeturinat nga katete e larta të ndërtesës, ndërsa, rreth saj shihet material dhe mbeturina që janë hedhur nga ndërtesa.