Banorët

Banorët marrin lajmin për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian

Euforia përfshin banorët me lajmin e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Në një atmosferë të ngarkuar me tension për shkak të ngjarjeve të fundit në shtëpi, spektakli i sotëm mori një kthesë të papritur dhe të mrekullueshme.

Nikoqiri i emisionit, Alaudini, mori vëmendjen e banorëve për t’u dhënë lajmin që Shqipëria kishte arritur të siguronte një vend në Kampionatin Evropian pas një barazimi heroik me Moldavinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Një kualifikim i tillë nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por një moment krenarie që bashkonte të gjithë shqiptarët.

Pas lajmit, banorë u ngritën në këmbë nga emocionet dhe gëzimi duke harruar për një moment situatën që ishte krijuar më herët nga pamjet që u shfaqën për Metin dhe Blerandon.