Banorët falen brenda shtëpisë së Big Brother VIP, pas largimit të Fifit

Largimi i Fifit ka mërzitur jashtë mase banorët në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ata janë shqetësuar shumë, sa që për orë të tëra nuk kanë pushuar duke qarë.

E me largimin e këngëtares nga Kosova, banorët kanë zgjedhur të falen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Menjëherë pasi doli nga shtëpia, Fifi takoi shoqërinë e saj më të mirë, ndër ta edhe ish banorët e Big Brother, Arditin dhe Palomën.

Padyshim aty nuk mungoi as njëri nga anëtarët e grupit “Three Dots”, Klajdi Haruni i cili kishte ardhur ta mbështeste pas daljes këngëtaren.