Banorët e Obiliqit në protestë, kërkojnë punësim në KEK

Banorët e Obiliqit po protestojnë para hyrjes kryesore të drejtorisë së termocentralit Kosova A.
Kërkesa e tyre e vetme është respektimi vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për punësim të një anëtar të familjeve që janë zhvendosur. Protestuesit e kanë bllokuar rrugën dhe për këtë kanë ardhur edhe njësist e policisë së Kosovës dhe njesisa speciale të cilët po kërkon që njëra pjesë e rrugës të lirohet por që protestuesit nuk po pajtohen që ta lirojnë qarkullimin e ajtomjeteve, kurse rruga është bllokuar.

Saim Krasniqi udhëheqës i këshillit protestues i tha KosovaPress se ata kanë dal të protestojnë pasi që nuk po zbatohet ligji për Obiliqin, dhe nuk po zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kërkuar nga KEK që të zbatojë vendimin për dhënies e përparësisë banorvë të obiliqit për punësim. Fanol Shala ka kërkuar që dikush të dal nga menaxhmenti i KEK-ut dhe t’i dëgjojë kërkesat e banorëve. Fidaim Grajçevci është njëri nga protestuesit i cili thotë se vazhdimisht ka aplikuar për punësim në KEK po që asnjëherë as nuk është ftuar.