Komuna

Banorët e lagjes Mati 1 bllokojnë rrugën në shenjë proteste

Në lagjen Mati 1 në Prishtinë, gjatë ditës së sotme Ballkani.info ka raportuar për një problem që kishte preokopuar banorët e kësaj lagje tash e 3 muaj.

Rrjedhja e fekaleve nga kanalizimet në bodrumet e banesave tash e 3 muaj, kishte shqetësuar banorët e rrugës B, të cilët iu kishin drejtuar komunës.

Pas disa muajve në këtë gjendje, pa intervenim të komunës, sot banorët ishin organizuar vullnetarisht për largimin e këtij uji të ndotur nga bodrumet e banesave, pasi që kundërmimi ishte bërë i padurueshëm.

Në orët e pasdites, këta banorë në shenjë proteste, kanë bllokuar një pjesë të rrugës “Muharrem Fejza”, duke vendosur kontenjerë në rrugë, raporton Ballkani.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe policia, pasi që ka qenë e nevojshme krijimi i një rruge alternative për kalimin e automjeteve.