Gjatë ditës së nesërme, 3 prill 2020, KRU”Prishtina” ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.
Në kuadër të pastrimit të rezervuarit do të realizohen edhe disa riparime të domosdoshme në këtë sistem me ç’rast , konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i objektit prodhues Kroni/Kuzmin, nuk do të kenë furnizim me ujë që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme e deri në mbrëmje.
Sikurse pastrimi i rezervuarit ashtu edhe riparimet e nevojshme në rrjetin ekzistues, janë të domosdoshme bazuar në shërbime cilësore për konsumatorët e zonës në fjalë, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.







