Banorët e Harilaqit kundër vendimit të Haradinajt që aty të deponohen materiale të rrezikshme

Banorët e fshatit Harilaq të Fushë Kosovës po e kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës që në këtë fshat të bëhet deponimi i materialeve të rrëzikshme.

Për këtë vendim ka reaguar edhe aktori i njohur, Shkumbin Sopjani, banor i këtij fshati.

Ai thotë se në këtë fshat gjendet edhe një kala historike, po ashtu edhe gërmadha të paraadhësve tanë, shkruan Ballkani.info.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës e më nënshkrim të kryeministrit për magazinimin e materialeve të rrezikshme në fashatin Harilaq është i papranushëm dhe unë si banor i këtij fshati do kundërshtoj këtë vendim dhe deshiroj ta informoj kryeministrin se në këtë fasht gjendet një kala historike”, thotë Sopjani.

Sipas tij, po në këtë fshat gjendet gërmadha të paraardhësve tonë.

“Në vend që ju të alokoni fonde e të zbardhet historia e lashtë e popullit tonë, ju nënshkruani me vetë-deshirë që të i mbuloni këto gërmadha historike, andaj z.kryeministër ju kisha lut lexoni pak për këtë fshat para se të nënshkruani këso vendime”, thotë ai. /Ballkani.info/