Bresje

Banorët e Bresjes së Fushë Kosovës thonë se që nga e shtuna s’kanë rrymë

Banorët e lagjes Bresje në Fushë Kosovë thonë se që nga e shtuna nuk kanë energji elektrike.

Mes tjerash banorët thotë se kjo lagje ka tre trafo dy nga të cilat nuk kanë energji.

Klan Kosova ka kontaktuar rreth tre orë me parë me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili tha se banorët e Fushë Kosovës kanë rrymë.

“Energjia nëpër trafo të Fushë Kosovës është rregullu. Momentalisht kanë rrymë banorët e Fushë Kosovës. Por ndodhë që në ndonjë vend të ketë prishje të brendshme”.

“Ka pasur disa ndërpreje të energjisë për shkak se aty është bërë rrjeti i ri. KEDS nuk aplikon reduktime tash e disa vjet. Pos ndodhë të ketë ndalesa të planfikuara kur ka punime ose ndodhë të ketë edhe ndalesa të paplanifikuara siç është prishja në rrjet”, tha Buzhala