Video

Banorët e Besisë, në hall me tensionin e ulët të rrymës 

Problemet me rrymën, rruga e ngushtë e pa trotuare, ishin ndër ankesat kryesore që kishin banorët e fshatit Besi të Prishtinës.

Për rubrikën “Çka s’të pëlqen” në emisionin “Ju Flet Prishtina”, banorët kanë thënë se edhe ndryshimet më të vogla të motit bëjnë që rryma të ndërpritet, pasi instalimi është tejet i vjetër, siç është edhe trafoja e cila nuk është ndërruar për një kohë shumë të gjatë, anipse në fshat janë ndërtuar shumë shtëpi të reja.

Sipas tyre, edhe kur ka energji elektrike, tensioni i saj është tejet i ulët dhe i luhatshëm sa që pjesa më e madhe e pajisjeve elektrike shtëpiake nuk funksionojnë.

Ky tension, thanë banorët, është edhe i rrezikshëm pasi mund të çojë edhe në ndonjë fatkeqësi.

Ata kanë treguar se për këtë problematikë kanë paraqitur ankesa edhe në KEDS, mirëpo nga kjo kompani asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

BONUS VIDEO: Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për rrugën Prizren-Tetovë, në Shkup nënshkruhet marrëveshja