Banorët do të organizojnë dasëm në “BB VIP”, kush do të jetë nusja e kush dhëndri?

Një zarf ka mberritur pak çaste më parë në shtepine e “Big Brother Vip”.

“Vëllai i Madh” i ka kërkuar atyre të përgatiten për një mbrëmje tepër të këndshme.

Ata do duhet të organizojnë një dasëm të Shqipërisë së Veriut.

Banorët do duhet të zgjedhin mes tyre “dhëndrin” dhe “nusen” e këtij edicioni, dhe gjithë rolet e tjera për të plotësuar siç duhet dasmën tradicionale.

Në mbrëmje, posaçërisht për ta, i ftuar në shtëpi do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.

Banorët kanë nisur menjëherë përgatitjet dhe duket se mezi po e presin festën e sotme.