Banorët

Banksy konfirmon autorësinë e muralit të ri në Londër

Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në formë druri në trupin e një ndërtese – krijimi më i ri i artistit të rrugëve Banksyt.

Arti i krijuar në ndërtesën e banimit në rrugën Hornsey, e ka marrë vëmendjen e fqinjëve dhe kalimtarëve.

Banorët u kanë thënë agjencive të lajmeve se janë “krenarë dhe të lumtur” që është përzgjedhur rruga e tyre.

Wanja Sellers, banore e lagjes, e cila jeton disa rrugë afër muralit, ka thënë se “ne jemi shumë të lumtur që Bansky e ka zgjedhur rrugën tonë për artin e tij”.

“Ngjyrat e ndezura të gjelbërta përfaqësojnë Islingtonin, i cili është i lezetshëm, dhe natyrisht, Ditën e Shën Patrikut, e cila është e mirë dhe festive”.

“Përzgjedhja e ngjyrave të lagjes sonë e bën të duket si mesazh personal për banorët. Jemi shumë krenarë”.

Ngjyra e gjelbër e ndezur është përhapur në ndërtesë, në formë druri, duke krijuar përshtypjen e një gjetheje.

Në të shihet edhe një person që mban një zorrrë presioni në dorë.

Bansky zakonisht e konfirmon punën e tij përmes llogarisë në Instagram dhe faqes që ka.

Ndër punët e tij të fundit është konfirmuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur i ka pikturuar disa dronë ushtarakë në Pekham, në jug të Londrës.

Puna e tij është vandalizuar më vonë prej dy burrave, të cilët janë arrestuar nën ndryshim për dëm kriminal./REL/