Banka gjermane “Deutsche Bank” ka njoftuar sot se do ta pushojë aktivitetin e saj biznesor në Rusi.

Ky vendim i bankës vjen pas kritikave të ashpra nga disa investitorë dhe politikanë për mirëmbajtjen e lidhjeve të mira me Rusinë, pasi që fillimisht kishte deklaruar se mbyllja e degës në Rusi shkonte kundër vlerave të saj.

Ndërkohë që bankat tjera vazhdonin të pezullonin dhe ndërprisnin aktivitet në Moskë, “Deutsche Bank” kishte refuzuar të merrte një vendim të këtillë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kritikat e shumta kanë detyruar bankën që ta rishqyrtojë vendimin e saj.

“Sikurse kolegët tanë ndërkombëtarë dhe në bashkërendim me obligimet tona ligjore rregullative, jemi në proces të mbylljes së biznesit të mbetur në Rusi, përderisa ndihmojmë klientët tonë jorusë multinacionalë që të reduktojnë operacionet e tyre”, thuhet në një deklaratë të bankës.