Banka Botërore paralajmëron: Prisni dhimbje ekonomike e varfëri!

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do të përballë me varfërinë gati 24 milionë persona në Lindje të Mesme dhe rajonin e Paqësorit, paralajmëron Banka Botërore.

Në raportin e funti të saj theksohet se “një krizë madhore ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjithë shtetet”. Rreziku më i madh, thotë Banka, do t`I kanoset sidomos familjeve që varen nga industritë e prekura nga virusi.

Këtu përfshihet dhe turizmi në Tajlandë dhe Ishujt e Paqësorit, si dhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia. Sipas skenarit më të keq, thotë REL, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona do të rrezikojnë varfërinë, përfshirë 25 milionë në Kinë.

Linjën e varfërisë si mbijetesë, Banka Botërore e përcakton me 5.50 dollarë në ditë apo më pak. Parashikimet e saj janë që rritja ekonomike në këto rajone të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, krahasuar me 5.8 për qind që ishte në 2019.