Raporti vjetor

Banka Botërore: Kosova dhe Shqipëria lënë pas shtetet fqinje për nga rritja e GDP

Publikimi i raportit nga Banka Botërore rendit Kosovën dhe Shqipërinë në vendin e parë për nga GDP (Bruto Prodhimi Vendor). Kosova dhe Shqipëria, të dy shtetet, pritet që në vitin 2019 të kenë ende ngritje për nga 0.5%, shkruan Ballkani.info.

Për vitin 2018 të dyja vendet lënë pas shtetet e tjera fqinje, ku tregojnë rritje në 4% të Bruto Prodhimit Vendor.

Gjithashtu në analizën e borgjit publik, të qeverive të shteteve të Ballkanit për vitin 2019 Kosova është radhitur me përqindjen më të ulët, në 19% kurse Shqipëria është e dyta pas Maqedonisë me 63% kurse kryeson Maqedonia me 67%.