Banka Botërore garanton 12 miliardë dollarë ndihmë në luftën kundër pandemisë Covid 19

Banka Botërore angazhohet në luftën kundër pandemisë koronavirus. Institucioni ndërkombëtar financiar ka aprovuar një çek prej 12 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet në zhvillim për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinës për koronavirusin e ri.

Gjithashtu edhe për garantimin e testeve e trajtimeve të aprovuara për qytetarët e tyre.

Paratë janë pjesë e një pakete të përgjithshme të Grupit të Bankës Botërore (ËBG) deri në 160 miliardë dollarë deri në qershor 2021 të dizajnuara për të ndihmuar vendet në zhvillim të luftojnë pandeminë e re të koronavirusit.

“Kjo paketë financimi ndihmon në sinjalizimin e industrisë kërkimore dhe farmaceutike në vendet në zhvillim dhe gjithashtu të kenë akses në vaksinat e sigurta dhe efektive Covid-19”, thuhet në deklaratë.

Sipas një deklarate të Bankës Botërore, me anë të këtij fondi synohet vaksinimi i 1 miliard personave në të gjithë botën.