Balotelli nuk ndryshon kurrë, i heqet patenta pas shkeljes së rregullave të qarkullimit

Mario Balotelli ka shkelur rregullat e qarkullimit në Zvicër dhe është gjobitur me 90 franga si dhe 3 muaj heqje patente, pezullim që do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 30 mars.

Dokumenti i gjobës së Balotellit është publikuar nga disa media, por ende nuk është e qartë nëse pezullimi vlen vetëm për në territorin zviceran, apo edhe në vende të tjera europiane.

Vetë sulmuesi pranoi se nuk i ka mbërritur akoma dënimi me postë, pasi ka dhënë adresën në Francë, ku edhe luante para se të transferohej te Bresica.

loading…