Balotelli gjithnjë e më pranë Flamengos

Mario Balotelli afrohet gjithnjë e më shumë me Flamengon.

E ardhmja e sulmuesit italian i cili sapo ka mbushur 29-vjeç, me shumë gjasa do të jetë sërish e veshur me ngjyrat kuqezi, por këtë herë në kampionatin brazilian, me “Supermarion” që do të largohet për herë të parë nga Europa.

Pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë me Nice dhe Marseille, Balotelli është i dyzuar për të ardhmen por më shumë sesa për t’u rikthyer në Itali ish sulmuesi i Interit dhe Milanit po merr seriozisht në konsideratë hipotezën Flamengo dhe gjasat janë që ky operacion merkatoje të realizohet.

Nga sa raportojnë mediat italiane në orët e fundit zëvendëspresidenti i klubit nga Rio De Janeiro, Marcos Braz dhe avokati Marcos Motta kanë mbrritur në Itali për të bindur “Supermarion” me ofertën e tyre dhe ka shumë shanse që sulmuesi të pranojë.

loading…