zjarri

Balona me ajër të nxehtë u përfshi nga zjarri, 16 të pranishmit shpëtuan pa lëndime (Video)

Piloti që po fluturonte me balonën me ajër të nxehtë nëpër një park të Australisë, është detyruar të bënte ulje emergjente, për shkak të përfshirjes nga zjarri.

Vetëm pas 45 minutash fluturim, gjendja ka dalë prej kontrollit dhe jeta e 16 të pranishmëve ishte në rrezik.

Mirëpo, manovrat e duhura të pilotit dhe hapësira e rrafshët ia mundësoi të bënte aterrimin e shpejtë, duke shpëtuar të pa lënduar 15 pasagjerë dhe vetën.

Pos një grua që djegur lehtë dorën dhe u dërgua në spital, asnjëri prej tyre nuk u detyrua të kontrollohej nga mjeku.

Raportohet se drejtuesi i fluturakes komerciale, ka licencën e duhur dhe përvojë nga 5,500 orë fluturim, teksa kushte atmosferike ishin në favor të lëvizjes normale.

Megjithatë, ende nuk dihet pse u përfshi nga zjarri dhe u desh të braktiset, sepse u dogj në tërësi.