Ballkani publikon video se si nga stafi Llapit e godasin me grusht futbollistin: “Turpi ju mbuloftë”

Sfida mes Ballkanit dhe Llapit ka përfunduar mes polemikave dhe me tre kartonë të kuq.

Si në pjesën e parë, ashtu edhe në atë të dytë, pati episode në fushë që përfshinë në konfrontime edhe stafet e të dyja skuadrave.

FC Ballkani ka publikuar një video se si njëri prej stafit të Llapit, e godet lojtarin e klubit nga Suhareka.

“Shikoni trajneri i Llapit qysh e godet me grusht  lojtarin tonë. Turpi ju mbuloftë”, ka shkruar Ballkani në videon e publikuar në Facebook.