Ballkani mbrëmë bëri histori në futbollin kosovar, Albin Kurti e Hajrullah Çeku asnjë fjalë për këtë sukses

Ballkani mbrëmë bëri gjithë shqiptarët të flasin për të. I madh e i vogël e uruan për këtë të arritur që deri tash asnjë skuadër kosovare nuk e kishte arritur.

Ballkani eliminoi skuadrën tjetër shqiptare Shkupin në fazëne “Play Offit”për t’u kualifikuar në fazën e Grupeve.

Mirëpo, ky sukses i madh sikur nuk u la përshtypja për dy njerëz me poste të rëndësishme në vendin tonë. Kryeministri Albin Kurti nuk e dha asnjë fjalë për Ballkanin, ngjashëm sikurse edhe Ministri për Kulturë Rini e Sport, Hajrlluah Çeku.

Ndryshe nga politikanët tanë, në Kroaci duket se sporti vlerësohet më shumë dhe sukseset nëse nuk shpërblehen, të paktën urohen publikisht nga figurat më të larta të shtetit. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic reagoi pak minuta pas kualifikimit të Dinamo Zagrebit në grupet e Champions League të mërkurën.