Supërliga

Ballkani, Llapi e Drita nuk gabojnë

Ballkani, Llapi dhe Drita nuk kanë gabuar në ndeshjet e xhiros së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadrat që po luftojnë për titull kampioni i kanë fituar ndeshjet e zhvilluara të dielën.

Ballkani mposhti Dukagjinin në stadiumin e qytetit në Suharekë, me rezultatin 3:0. Lindon Emërllahu, Edvin Kuç dhe Nazmi Gripshi, i shënuan golat e fitores për kampionin e dy edicioneve të fundit në Kosovë, në minutën e shtatë, të 24-t dhe të 97-të.

Llapi ndërkohë realizoi fitore falë dy golave nga Muhamet Hyseni dhe një tjetër nga Ahmed Januzi. Hyseni shënoi në minutën e 22-të dhe të 50-të, kurse Januzi shënoi në minutën e 32-të. Ruben Tarasco në minutën e 14-të dhe Jakup Berisha në minutën e 44-t, i shënuan golat për skuadrën nga Drenasi. Feronikelit 74 në minutën e 92-të nga loja iu përjashtua Osuman Mballoë direkt me të kuq.

Drita mposhti Fushë Kosovën 3:1.

Blend Baftiu në minutën e gjashtë dhe të 54-t si dhe Besnik Krasniqi në minutën e 77-të, i shënuan golat e fitores për gjilanasit. Te Fushë Kosova realizoi vetëm Dorent Hajdari në minutën e 51-t.

Prishtina fitoi në udhëtim te Liria me rezultatin 1:0. Sfidën e vendosi goli i Albin Krasniqit në minutën e 88-t.

Ndeshja e vetme pa gola ishte ajo mes Malishevës dhe Gjilanit. 

Çiftet e xhiros së 33-të

Malisheva – Ballkani

Gjilani – Llapi

Prishtina – Drita

Feronikeli 74 – Liria

Fushë Kosova – Dukagjini