Milan Ivanoviq, drejtor i spitalit të Mitrovicës veriore sot në protestën e mbajtur ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj po sillet si sulltan.

Ai duke folur para të pranishmve të cilët protestonin kundër taksës 100% ndaj mallrave serbe, tha pacientët atje po përballen edhe me mungesë barnash.

E mungesën e barnave si arsyetim, Ivanoviqi duket se e ka menduar mirë.

Burime të Ballkani.info nga veriu, thonë se Ivanoviqi pas përfundimit të protestës u ka dhënë urdhër të pazakontë mjekëve dhe personelit serbë të spitalit.

“Milan Ivanoviq u ka dhënë urdhër personelit mjekësorë që çdo vdekje në Spitalin e Mitrovicës të raportohet se ka ndodh për shkak të mungesës së barnave. Pa marrë parasysh a vdes pacienti ka ndonjë komplikim në operim apo çfardo forme tjetër, mjekët serbë do të thonë se vdekja ka ardh si pasojë e mungesës së medikamenteve”, kanë burime mirë të infomuara nga veriu.

Më këtë Ivanoviq dhe serbët atje do të bënin propagandë që të hiqet taksa. Mirëpo, as barnat e as ushqimet nuk do të mungojnë nga vendosja e taksës, sepse tregu është mjaftueshëm i furnizuar me të gjithë artikujt e nevojshëm. /Ballkani.info/