“Ballkani i Hapur”, Vuçiq: U pa nga reagimi i Kurtit se nisma do të ketë kundërshtarë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se nisma rajonale, e cila quhet “Ballkani i Hapur” që nga dje, është e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe është në interes të rajonit, prandaj sipas tij zbatimi i saj do të vazhdojë, pavarësisht nga të gjitha kritikat.

“Kishte shumë reagime pozitive dhe shumë negative, por përveç politikës së pakuptimtë të burgosjes dhe ksenofobisë, unë nuk kam dëgjuar asnjë argument serioz kundër kësaj”, tha ai.

Vuçiq deklaroi se ai gjithashtu dëgjoi kritika nga disa qendra evropiane, megjithëse gjithçka në të cilën bazohet nisma rajonale siç tha ai bazohet në parimet e qarkullimit të lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve, raporton Tanjug.

Ai e kupton, “se disa prej tyre janë të zemëruar, sepse ata nuk janë menaxherë në një pozicion ku ata përcaktojnë se çfarë po bëhet në rajon, por ne i kemi marrë gjërat në duart tona, ne po përcaktojmë të ardhmen tone”.

“Dhe ne do të vazhdojmë kështu, kështu e bëjnë shtetet e lira dhe të pavarura. Ne po punojmë në interesin tonë më të mirë, do të zvogëlojmë kostot. Kjo është një nismë e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen,” tha Vuçiç.

Dhe se nisma do të ketë shumë kundërshtarë, u pa, thotë ai, nga reagimi i Albin Kurtit, por gjithmonë edhe nga reagimi i zyrtarëve nga Sarajeva, të cilët, sipas tij, nuk e kuptojnë, sepse është në interesin e tyre më të madh .

“Por, ndoshta me kaq shumë përvojë dhe njohuri, unë nuk jam mjaft profesionist dhe në gjendje të kuptoj arsyet e tyre kundër kësaj nisme … Por, nuk ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë me këtë, sepse është e rëndësishme për ne’, shtoi kreu I shtetit serb.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij nuk mori pjesë në këtë takim, ndërsa, zyra e tij marrëveshjen e cilësoi si një ide të Novi Sadit, apo e ashtuquajtur “Mini-Shengen”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘Mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha në një reagim të zyrës së Kurtit.

Ideja e “Mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.