Ballkani fiton bindshëm ndaj Besës

Ballkani ka shënuar fitore të thellë të shtunën në shtëpi ndaj Besës me rezultatin 4:1.

Skuadra nga Suhareka e dominoi në tërësi këtë takim duke pasur edhe shumë raste shënimi.

Në minutën e pestë vendasit kaluan në epërsisë me Meriton Korenicën që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mysafire për 1:0.

Skuadra nga Peja, arriti të barazoi rezultatin në minutën e 24-të me Ardi Qorri që shënoi një gol të bukur për 1:1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë nikoqirët shënuan edhe tre gola.

Në minutën e 56-të Nazmi Gripshi shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 2:1. Korenica golin e dytë personal e shënoi në minutën e 69-të për 3:1.

Deri në fund Ballkani shënoi edhe një gol me Arbër Prekazin që vulosi fitoren prej 4:1.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 58 pikë, aq sa ka edhe Drita që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Besa pothuajse është përshëndetur nga Superliga.