Ballafaqimi teorik i dy liderëve në Kuvend: Pushteti vs Opozita

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një debat në nivel filozofik në Kuvendin e Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje për një kohë të gjatë në skenën politike është njohur për një stil të veçantë të komunikimit.

Retorika e tij e zhvilluar dhe thëniet filozofike, që nga themelimi i Vetëvendosjes në vitin 2005, kanë zënë gjithmonë vend nëpër ballinat e mediave dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndërkaq, që nga koha kur kjo parti hyri në Kuvendin e Kosovës, Kurti shpesh herë i kishte vënë në siklet deputetët e tjerë.

Por, pas një periudhe të gjatë, rehatia dhe mbizotërimi i tij në Kuvend, në sensin e debatit, po vështirësohet.

Dje, në seancën e Kuvendit të Kosovës kur po zhvillohej debati për tërheqjen e Trustit, Kryeministri Kurti pati një rivalitet në debat nga Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Të dy liderët u ballafaquan në rrafshin e teorisë politike dhe filozofike.

Në videon e mëposhtme, mund ta shikoni me detaje “ballafaqimin e madh” ndërmjet dy liderëve, njëri në pushtet dhe tjetri në opozitë, mbi teoritë politike, ekonomike dhe filozofike.