“Ballafaqimi” i parë pas ‘Big Brother VIP’ mes Keisit dhe Kristit nuk paska shkuar dhe aq mirë

Kristi dhe Keisi ishin padyshim dy nga personazhet më të komentuar të ‘Big Brother VIP’. Lidhja e tyre nisi shpejt dhe përfundoi po shpejt. Teksa të dy pas daljes deklaruan se nuk kanë kontakte dhe se nuk kanë ruajtur miqësi.

Gjithsesi, ata nuk mund të shmanginin njëri-tjetrin dhe sigurisht janë takuar. Autorja e ‘Kepi i VIP-ave’, Olsa Muhameti’, ka treguar së fundmi se Kristi dhe Keisi do të kenë ballafaqimin e parë në ekran, në programin që nis më 2 korrik, teksa tregoi se takimi mes tyre nuk ka shkuar aspak mirë.

“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”- tha Olsa.