Balla ndez fishekzjarrët në Elbasan: Votat të numërohen shpejt, kemi rezultatin më të mirë të 30 viteve

Taulant Balla ka ndezur fishekzjarret në Elbasan, edhe pse pesë projeksionet e publikuara e kanë nxjerrë humbëse Partinë Socialiste.

I pranishëm në Elbasan, në një deklaratë nga seliae PS-së, Balla tha se procesi i numërimit të votave duhet të ecë me shpejtësi.

Balla shtoi se rezultati që ka PS-ja në kutitë e votimit është më e mira që kanë marrë në 30 vite.

“Lista jonë ishte shumë përfaqësuese. Listë bio nga Elbasani. Ishte një listë fituese. Në fund unë dua t’i them popullit të shkëlqyer të qarkut tonë, shumë mirënjohje për këtë besim. Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë në 30 vite në Elbasan. Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë që ka marrë PS në Elbasan”. ka thënë ai.