Deputetja

Balje: Vota më e bukur dhe më krenare e imja deri sot

Deputetja Duda Balje, nga Grupi parlamentar 6+ ka thënë sot se vota e saj për Ushtrinë është vota më e bukur dhe më krenare deri sot.

“E nderuara Ushtri e Kosovës, që sot do të fillosh të frymosh, dije që edhe ne frymojmë me ty. Në të bëjmë shumëetnike edhe pa ata që sot nuk janë këtu dhe janë kundër që ti të frymosh lirshëm. Vota ime për Ushtrinë, është vota më e bukur dhe më krenare deri sot. Urime Kosovë Ushtrinë”, shkruan Balje në Facebook.