Ish-ministri

Baliq: 17 vjeçarja më provokoi, unë refuzova

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritë aktakuzë kundër ish ministrit të Shëndetësisë, për ngacmim seksual
Numan Baliq vazhdon punën në Spitalin Rajonal të Pejës.

E brenda kësaj zyre, dyshohet se Baliq me profesion kirurg, ka kryer vepër penale; ngacmim seksual ndaj një të miturve.

Për këtë arsye, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë.

Por i akuzuari, ish ministri i shëndetësisë mohon të ketë kryer një vepër të tillë.

Në një interviste për T7, Baliq thotë se e mitura S.M e kishte provokuar gjatë gjithë kohës por që ky kishte rezistuar.

Madje Baliqi tregon dëshmi që sipas tij i ka dërguara 17 vjeçarja.

Madje krejt këtë e cilëson komplot kundër tij.

Madje për këtë ka fajësuar një deputete të Kuvendit të Kosovës.

Por për krejt këtë aktakuzë Numan Baliq thotë se nga prokuroria është marrë vetëm në pyetje dhe nuk u kërkua nga si që të jap dëshmi.

Kohë më parë për T7 familja Mustafic nga Vitomirica e Pejës të cilët kishin treguar në detaje tregimin e vajzës së tyre e cila pretendon që Numan Baliq e ka ngacmuar dhe ka tentuar ta përdhunoj.

https://www.youtube.com/watch?v=MkdAQDa0Rlc