Balia ia mësynë fitnesit

Mbyllja e kazinove ose angazhimi i madh që ka bërë për pastërtinë e qytetit nuk e kane lodhur kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj.

Përkundrazi, në intervistën profil për Ballkani.info ai ka thënë se po planifikon të nis fitnesin.
“Kohën e fundit kam menduar t’i kthehem më shumë sportit dhe të ndaj më shumë kohë me familje meqenëse angazhimi si kryetar komune po merr kohë. Ajo që ndoshta mund të jetë risi për publikun është lajmi se unë po mendoj të merrem edhe me fitnes, ngase deri më tani aktivitet ka qenë në disiplina tjera, si futboll volejboll etj”, ka thënë Muharremaj.

Kryetari i Suharekës megjithatë e do futbollin më së shumti nga të gjitha sportet.
” Si i ri kam luajtur futboll, tani më tepër shikoj futboll se sa në fakt e praktikoj. Prandaj edhe siç e ceka më herët mendoj të rezervoj më shumë kohë për sport”, ka thënë ai.

Kryetari i Suharekës i do ushqimet tradicionale. “Di pak ushqime të përgatis me ju thanë të drejtën, por në rrethana kur kërkohet angazhim prej meje, nuk ngeci po e tejkaloj me diçka ma të thjeshtë. P.sh sot lehtë është me përgatitë supë sepse është e gatshme. Mandej bukur rrinë në tryezë pak djathë, kos, qepë, domate, edhe kjo kishte me qenë vakti ma i shijshëm i shërbyer nga unë për mos me mbet I padobishëm kur lypet ushqim nga unë”, ka thënë Muharremaj.

Duke qenë i pari i Suharekës ai padyshim qe i dëgjon bilbilat e Mushtshtit.

“Nga Theranda e kemi rapsodin e madh Rizah Bllaca I cili I ka dhënë shumë folklorit shqiptar, pastaj i kemi Bilbilat e Mushtishtit. I dëgjoj shpesh herë edhe grupe tjera muzikore, e sa i përket këngëve ka shumë, por që sipas momenteve i përzgjedh”, ka thënë Muharremaj.

Ai krenohet me familjen pastaj me komunën por sidomos me njerëzit punëtorë të Suharekës.
“Janë njerëzit më ndershëm e më bujar që mund t’i takoni në jetën tuaj. Jam krenar që unë jam kryetar i tyre. Prandaj angazhohem shumë dhe e bëj punën me shumë seriozitet”, ka thënë Muharremaj.

“Kur nuk kam angazhime në teren, kohën e lire në vikend mundohem ta kaloj me familjen ngase e ndjej se u mungon shumë kohën e fundit. Preferoj të udhëtoj bashkë me tan ë hapësirat më të bukura, ka shtuar ai./Ballkani.info