Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka dal me sqarim rreth zërave se ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Muharremaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se përderisa jam në mandatin e kryetarit të komunës, ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim.

Postimi i plotë:

Sqarim

Unë jam Kryetar i Komunës së Suharekës i votuar edhe për mandatin e dytë sipas procesit zgjedhor.

Jam kryetar i degës së AAK-së në Suharekë.

Mirëpo përderisa jam në mandatin e kryetarit të komunës, ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim.

Fushata Zgjedhore na dallon politikisht me oferta zgjedhore, ndërsa me momentin e dhënjes së betimit si kryetar komune, qeverisja për qytetarët nuk ka dallime.

Sot ka qenë FESTARI dhe jo 1 Prilli.

Asnjë kontakt me kurrfarë subjekti politik për aderime nuk kam pasur dhe as që mendoj të kem.

Natyrisht s’kam kohë t’ju përgjigjem secilës propagandë e aq më tepër kur jam në vlugun e punës.

Jam i përkushtuar dhe i angazhuar t’ju shërbej qytetarëve në 24 orë, pa dallim.

Komuna e Suharekës është shtëpia ime e madhe dhe unë jam kryeshërbëtori i saj.

Me respekt

Bali Muharremaj.