Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se detyrat i kanë përfunduar për ndërtimin e stadiumin të qytetit, raporton Ballkani.info.
Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ia ka bërë të qartë Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çekut, se lokacioni dhe projekti është gati.
“Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK. Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse”, ka shkruar ai.
Ai është i gatshëm që t’i pres zyrtarët nga ministria për vazhdimin e procedurave tjera.
Postimi i plotë:







