Suharekë

Bali Muharremaj pi kafen e fundvitit me hoxhën dhe priftin

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka pirë kafen e fundvitit me hoxhën dhe priftin.

Muharremaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se gjithmonë kanë festuar së bashku.

“Jemi një komb dhe e kemi të ardhmen e ndritshme, kur e nderojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ne gjithmonë kemi festuar bashkë. 🇦🇱❤️

Jemi një komb dhe e kemi të ardhmen e ndritshme, kur e nderojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin.

Gëzuar 2024 🙏🤲

Shëndet e mbarësi në familjet tuaja.

Bali Muharremaj

VIDEO BONUS: Haradinaj: Do të ishim ende nën Arkanin dhe Serbinë pa UÇK-në dhe pa veteranët