Ukë Bytyçi

Bali Muharremaj përkujton ish-kryetarin e Suharekës në 21 vjetorin e vrasjes së tij

Kryetari i komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka përkujtuar ish-kryetarin e komunës së Suharekës Ukë Bytyçin, i cili është vrarë në vitin 2002.

Muharremaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ai do të mbetet gjithmonë njeriu që na dha vullnet, dhe e bëri të paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit.

“Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës. Ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Tregimi për Ukë Bytyçin, është fuqia e veprës dhe e fjalëve që nuk e humbën kurrë shkëlqimin.

Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës.

Ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun. Dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramaj dhe Bajram Bytyqi poashtu populli nuk i harron kurrë.

Ai do të mbetet gjithmonë njeriu që na dha vullnet, dhe e bëri t’paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për te.

Lavdi e përjetshme Ukë Bytyqit !