Bali Muharremaj në elementin e tij të natyrshëm, takon djemtë dhe vashat e Lezhës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, njëherësh Dekani i Trupit Diplomatik Qemal Minxhozi në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, kanë organizuar sonte “Ditën e Hapur të Lissus (Lezhë)” në Prishtinë.

Në këtë event, përveç trupit diplomatik të akredituar në Kosovë, kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe personalitete të tjera.

Ambasadori Minxhozi në fjalën e tij ka thënë se Lezha është një qendër e njohur turistike e cila vizitohet në numër të madh të turistëve sidomos nga Kosova.

Ndërkohë, në një postim në Facebook, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj shihet i rrethuar me djemtë dhe vashat e Lezhës, ndërkohë dëgjon një djalosh duke i rënë çiftelisë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Muharremaj njihet për afërsinë më të gjithë, pa marrë parasysh grupmoshat apo statusin shoqëror. /Ballkani.info/