Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka qëndruar sot në Studençan ku ka nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Muharremaj ka thënë se ata dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë, andaj duhet nderuar me krenari.

“Në Studençan i nderuam ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

E përjetshme qoftë lavdia e tyre. 🇦🇱🇽🇰🫡”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.