Bali Muharremaj merr vendim: Nuk do ta përdori veturën zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

Kryetari i Suharekës dhe kandidati për një mandat të ri, Bali Muharremaj, ka marrë vendim që nga nesër, kur edhe fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, nuk do ta përdor automjetin zyrtar.

“Në bazë të kompetencave që më jepen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë. Mirëpo unë nga nesër, nuk do ta përdori pas orarit të punës gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe. Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë në garë gjatë kësaj fushate”, ka shkruar Muharremaj.

Muharremaj njihet për vendime të tilla, prandaj edhe ky i fundit është në vazhdën e tyre.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit zyrtarisht fillon nesër dhe zgjat një muaj. /Ballkani.info/