Tashmë është bërë e ditur se sot ka udhëtuar për në hagë Ish- eprori i lartë i UÇK-së, dhe njëherit deputeti i AAK-së Blerim Kuqi.

Për ta nderuar dhe përcjellur atë ishte edhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, i cili përmes një postimi në facebook ka thënë se Kuqi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet njejt si në luftë çlirimtar.

Ja postimi i plotë

Blerim Kuçi sot udhëton për në Hagë, për ta fituar sërisht edhe një përballje.
Afër tij është avokati Artan Qerkini.
Natyrisht jam edhe unë që të udhëtojmë bashkë, siç ishim gjithmonë si në luftë dhe paqe, për ta mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së.
Për ta përcjellur dhe për ti dhënë përkrahje, sot ishin bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Therandës, ngase besojnë se ai është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për Liri.
Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet, ashtu sikurse në luftë çlirimtar dhe i guximshëm.