Bali Muharremaj i AAK-së e fiton pa balotazh Suharekën

Bali Muharremaj ka fituar edhe mandatin e dytë si kryetar i Suharekës pasi ka fituar pa balotazh zgjedhjet e 17 tetorit.

Nga 100% të votave të numëruara të KQZ-së, Muharremaj ka dalë fitues në raundin e parë me 52.28% të votave.

Në vend të dytë është renditur Ardian Shala i LDK-së me 29.51%, i treti Salih Zyba i VV-së me 9.42%, kurse i fundit është renditur Murtez Zekolli i PDK-së me 8.80% të votave.