Kryetari i Suharekës

Bali Muharremaj e rikthen në AAK deputeten e ‘rebeluar’, Albena Reshitaj

Kryesia e AAK-së, Dega në Suharekë, sot mbajti takimin e radhës, ku është  diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes, Albena Reshitaj, e cila vije nga Suhareka.

“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është  vlerë e demokracisë  në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari i degës dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, raporton Ballkani.info.

Reshitaj ka marrë pjesë në këtë mbledhje.

Reshitaj i prishi raportet me partinë e saj kur vendosi që “kokë me vete” të merr pjesë në seancën e zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të vendit.

Ajo nuk u përjashtua nga partia, mirëpo nuk është parë të merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së AAK-së dhe as të Grupit Parlamentar. /Ballkani.info/