Bali Muharremaj dhe Hysen Durmishi nënshkruajnë marrëveshjen 1 milionëshe për Suharekën

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot kanë nënshkruar një marrveshje për bashkëfinancim për disa projekte, shkruan Ballkani.info.

Këto janë marreveshjet që do të financohen nga 1 milionë e ndara për komunën e Suharekës.

1 milion euro për Suharekën nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës .✅ Me Zv. Ministrin Hysen Durmishi sot nënshkruam Memorandumin e Mirkuptimit për bashkëfinacim në këto projekte: – Ndërtimi i rrugës Gjinoc- Novakë – Mamushë në vlerë 450 mijë euro; – Ndërtimi i rrugës Baçevc- Sallagrazhdë-Greikoc- Korishë në vlerë 400 mijë euro; – Ndërtimi i parkut dhe rregullimi i shtatoreve në qendër të Mushtishtit; E falenderoj z.Hysen Durmishi për bashkëpunimin i cili kontribon në zhvillimin e Komunës së Suharekës. Bali Muharremaj.