Balaj-Halimaj: Emërimi im zëvendëskryeministre, nuk është befasi

Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, demantoi zërat se ajo nuk është përzgjedhur për këtë potë nga strukturat e partisë dhe se emërimi i saj ishte befasi  ekskluzive, ashtu siç u përfol.

Sipas Balaj-Halimajt, për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur partia është, pozicioni i shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

“Është e pavërtetë nëse thuhet se për emërimin tim nuk kanë vendosur strukturat e partisë”, tha ajo për RTV21.