Bakteret e zorrëve e ndikon mënyrën se si ju e përballoni Covid-19 dhe sa të rënda janë simptomat

Mikrobioma e zorrëve tuaja ndikon në mënyrën se si e përballoni virusin, thotë studimi i ri.

Mikrobioma e zorrëve të një personi mund të ndikoj në mënyrën se si trupi i tij e lufton Covid-19 dhe gjithashtu mund të ndikoj në sa të rënda janë simptomat dhe si reagon imuniteti.

Secili person ka një renditje të veçantë të baktereve në zorrët e tyre që luajnë role të ndryshme, duke përfshirë edhe reagimin e imunitetit.Shkencëtarët nga Universiteti i Hong Kongut kanë zbuluar se personat që po vuajnë më së rëndi nga infektimi me Covid-19, janë personat që kanë një mikrobiomë të çrregullt.

Një studim tjetër nga Koreja e Jugut ka gjetur se njerëzit që kanë probleme me punën e dobët të zorrëve gjithashtu do të zhvillojnë simptoma më të rënda të Covid-19, sepse kanë mungesë të mikrobeve të dobishme për trupin, dhe kjo e bënë më të lehtë për virusin të infektoi qelizat.

Skuadra nga Hong Kongu ka ekzaminuar gjakun, jashtëqijet dhe të dhënat e shëndetit të pacientëve me koronavirus dhe morën mostra për 30 ditë gjatë kohës që ata ishin të infektuar deri sa infeksioni kaloi.Studimi konkludoi se të gjithë ata që patën probleme më të rënda si pasojë e virusit, kishin një mikrobiomë të dobët në zorrët e tyre.

Prandaj, që puna e zorrëve të jetë sa më e rregullt, është e nevojshme që të ushqeheni sa më shumë dhe sa më shëndetshëm, që të aktivizoni mikrobiomën dhe punën e zorrëve sa më shumë.