Vrasjet

Baki Kelani jep detaje për tragjedinë në Istog

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në linjë të drejtpërdrejtë telefonike në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka dhënë detaje në lidhje me rastin tragjik në Istog.

Kelani tha se “Mund te them qe kemi pranuar një informate rreth orës 15 e 35 minuta se është duke ndodhur një grabitje ne një filial te bankës ne Istog.Njësitet relevante kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne një person te armatosur. Personi ka qene i armatosur me një arme te gjate AK 47 me të cilin ka shtënë në drejtim të policisë. Ne vendin e ngjarjes është gjetur edhe një granatë dore.”

Ai shtoi se “Pjesëtaret e policisë i janë kundër përgjigjur shkëmbimit të zjarrit me te dyshuarin i cili ka tentuar ta grabisë këtë filial të bankës. I dyshuari ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes.Po ashtu nga ky shkëmbim ka mbetur i plagosur edhe një pjesëtar i policisë i cili gjate transportimit për ne qendrën emergjente nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve, ku ai ndërroi jetë në Spitalin rajonal të Pejës.

Në këtë linjë telefonike, u dhanë edhe detajet e identitetit të policit të vrarë.

“Polici i cili ka mbetur i vrarë është Izet Demaj, i cili ka punuar në Stacionin Policor në Istog”
Policia e Kosovës ka mobilizuar gjithë pjesëtaret e vet dhe është e gatshme për te ulur numrin e rasteve të grabitjeve nëpër banka,