Bajrush Hoti zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Malishevë

Është mbajtur kuvendi i 9-të zgjedhor në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë.

Dy kundër kandidatët, Salih Morina dhe Rrahim Morina në raundin e parë kanë dështuar të fitojnë vota të mjaftueshme, kurse në raundin e dytë u zgjodh kryetari i ri në degën e LDK-së, Bajrush Hoti.

Të pranishëm në procesin zgjedhor në këtë kuvend ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Driton Selmanaj dhe Arban Abrashi.