Bajrami viziton të gjithë të paraburgosurit në Hagë: Gjenocidi i Serbisë ka qenë ndërmarrje e organizuar, jo UÇK-ja

Ish-ministri i Arsimit dhe anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami ka treguar se ka vizituar të gjithë ish-krerët e UÇK-së në Hagë gjatë një vizite disa ditore.

Bajrami ka thënë se të paraburgosurit në Hagë po mbahen padrejtësisht dhe në shkelje të konventave ndërkombëtarë të së drejtës.

Ai ndër të tjera thotë se një numër i avokatëve e juristëve p opunojnë që të dëshmohet pastërtia e luftës së UÇK-së.

Postimi i plotë:

Në një vizitë disa ditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilet padrejtësishtë në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar.

Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajsinë e të arrestuarëve dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërrmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ketë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyshëm i udhëhqësve dhe themelusëve të UÇK-së, të cilin e pashë gjatë kësaj vizite. Një numër i madh i avakatëve, juristëve e specislistëve po punojnë,që në mënyrë profesionale dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së.