Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se po shpërndahen mjetet financiare për përfituesit e Pakos Emergjente.

Për masën 3a kanë përfiutar 7241 përfitues. Për masën 3b që ka të bëjë me subvencionimin e qirasë 50% kanë përfituar vetëm sot 4.191 përfitues. Ndërsa pritet edhe një listë tjetër me 454 përfitues.

“Sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1,230,970.00 EUR.

Gjithashtu, kemi përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 EUR.

Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 EUR.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Pandemia ka dëmtuar shumë ekonomitë familjare dhe bizneset. /Ballkani.info/