Bajrami tregon më gjerësisht për mësimin online, ka sqarime të reja

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacinit, Hykmete Bajrami ka thënë se mësimin online pritet të vazhdojë edhe për shkollat e mesme të larta.

Bajrami përmes një konference për media deklaroi se gjitha materialet dhe përmbajtjet e mësimit në distancë do të jenë të hapura.

E para e arsimit në tha se është krijuar edhe platforma e cila në ditët në vijim do të zgjerohet lista e lëndëve.

Bajrami tha se janë duke përgatitur edhe për mënyrën e vlerësimit online.

Sipas saj, kriza politike nuk ka reflektuar në institucionin që ajo udhëheq.

Përkrahje këtyre ideve iu dhanë edhe dy zëvendësministrat e arsimit.